Zidane: Nëse nuk bëj atë që dua në ekipin tim, do të largohem

Zinedine Zidane është shfaqur në konferencën për shtyp para ndeshjes së fundit në kampionat, ndaj Real Betis.

Strategu francez ka konfirmuar se në sezonin e ardhshëm do të ketë ndryshime, por ai ende nuk e di nëse do të jetë ndeshja e fundit për Keylor Navas dhe Bale.

“E përfundojmë këtu sezonin dhe duam t’i përshëndesim tifozët tanë me një lojë të mirë dhe fitore. Ka qenë një sezon i ndërlikuar, në fund të të cilit duam të përcjellim një mesazh të qartë. Iu premtojmë tifozëve se do të kthehemi me entuziazëm sezonin e ri, do të jenë krenarë për lojtarët dhe ekipin e tyre.

Formacioni? Nuk do t’ju them asgjë, siç bëj gjithmonë, edhe pse ju kërkoni ta dini. Ne jemi këtu për të menduar për ndeshjen e nesërme, që të hedhim në fushë ata lojtarë, që mund të luajnë mirë dhe të fitojnë. Nëse nuk vendos unë se kush do të luajë, atëherë largohem.

Sfida e fundit për Bale? Nuk e di, nuk mund t’jua them. Është ndeshja e fundit e krejt Real Madridit për këtë sezon. Sezonin e ardhshëm do të ketë ndryshime, por nuk e di se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Zidane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu