Zidane: Pa futboll do të isha bërë postier, Ja mbrojtësi më i fortë që kam sfiduar

Me Real Madridin ka fituar gjithçka; si lojtar dhe si trajner. Finalja e Berlinit më 2006 mbetet e gdhendur në mendjet e italianëve, por Zinedine Zidane për futbollin do të jetë gjithmonë shumë, shumë më tepër. Pas lamtumirës nga “Los Blancos”, ish-kapiteni i Francës si pjesë e projektit “Orange” u kthye (megjithëse virtualisht) atje ku filloi gjithçka, në La Castellane, duke u treguar fëmijëve për të kaluarën e tij.

Dhe është qesharake të mendosh se sporti që i dha aq shumë mund të ishte lënë në hije, krahasuar me pasionet e tjera: “Unë gjithashtu u ushtrova në xhudo, por duhej të zgjidhja. Në një moment të caktuar zgjodha futbollin. Me profesion, i ri, nëse nuk do të merresha me futboll apo xhudo, do të isha postier. Ishte pasioni im i madh të ndihmoja dyqanet në lagje”.

Fati i tij do të ndryshonte përgjithmonë historinë e futbollit. Sidoqoftë, nëse ka një pikë, mbi të cilën nuk diskuton është ajo që ka të bëjë me lojtarin më të fortë, që ka pasur përballë ndonjëherë në karrierën e tij: “Kishte shumë lojtarë të fortë, por më i forti ishte Paolo Maldini. Ishte e vështirë ta kaloje”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu