Zidane përplaset me Juven, shkaku ylli i Serie A-së

Merkatoja, Zidane përplaset me Juven, shkaku ylli i Serie A-së. Zinedine Zidane dhe Juventus tashmë janë përballë një rivaliteti të ashpër në merkato pasi që të dy palët janë të interesuara për të siguruar shërbimet e Manuel Locatellit.

Tekniku francez tashmë ka dhënë lejen për pastrimin e skuadrës dhe ardhjen e një gjenerate të re futbollistësh ku ndër ta është Housem Aouar, Goretzka, Neuhaus, Camavinga.

Tashmë në këtë listë po bën pjesë edhe Locatelli i cili momentalisht është pjesë e Sassuolos.

Pala italiane kërkon 30 milionë euro për shërbimet e tij dhe kjo nuk përbën problem për madrilenët ndërsa Juventus deri më tani kishte hezituar të ofronte një shumë të tillë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu