Dy mjekë në Indi në spitalin Umaid të Jodhpurit, janë filmuar teksa po grindeshin me njëri-tjetrin teksa në tavolinën e operimit ishte shtrirë një grua shtatzënë.
Mjeku dhe anestezisti janë grindur me fjalë të ashpra me njëri-tjetrin ndërsa janë filmuar nga pjestarë tjerë të stafit të ndodhur brenda në sallë, transmeton InfoShqip.com
“Qëndroni në kufinjtë tuaj” dëgjohet zëri i ashpër i mjekut Nainwal, ndërsa raportohet se njëri prej mjekëve më pas largohet nga salla.
Gruaja e shtrirë e cila është sjellur me urgjencë në sptal është identifikuar si ‘Anita’, ka qenë në jendje kritike, ndërsa ka humbur foshnjën e saj të sapolindur.
Mjekët janë suspenduar nga detyra dhe gjykata ka nisur proceset gjyqësore për dy mjekët./InfoShqip.com










