Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në Tetovë. Sipas informacioneve të para jozyrtare, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e zjarrit.
Njësitë e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa organet kompetente janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.
Komandanti i Zjarrfikësve në Tetovë, Avni Ameti në një prononcim për mediat ka dhënë detaje lidhur me tragjedinë.
“E kemi fatkeqësisht një viktimë dhe një person të lënduar. Zjarri ka shpërthyer në një banesë në katin e shtatë në Bllokun 70. Viktima duhet të jetë diku i moshës rreth 70-vjeçare, derisa i lënduari është djali i viktimës. Të dy janë të nacionalitetit maqedonas”, theksoi ai.










