Zjarr në mes të oqeanit, pamjet nga Gjiri i Meksikës po habisin rrjetin (VIDEO)

Në Gjirin e Meksikës, ka ndodhur një fenomen i që mund të shumë shihet shumë rrallë, teksa një zjarr u ndez në mes të oqeanit. Kompania shtetërore e naftës në Meksikë, u shpreh se zjarri u shkaktua nga çarja e një tubacioni gazi nënujor, dhe se tashmë është shuar.

Megjithatë, pamjet që tregojnë përpjekjet për ta shuar zjarrin në mes të oqeanit, kanë bërë xhiron e botës, shkuan USA Today.

“Zjarri në det u shua në orën 10:45 pas një rrjedhje gazi nga një platformë shpimi”, – shkroi kompania Pemex në rrjetin social Twitter. Fatmirësisht, nuk u raportua për të lënduar dhe kompania tha se u deshën rreth 5 orë për të vënë flakët nën kontroll.

Kompania deklaroi se përdorte anije për të pompuar ujin mbi flakët, edhe pse azoti u përdor gjithashtu për të kontrolluar zjarrin.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu