Një person humbi jetën në zjarret në pjesën lindore të zonës së Atikës në Athinë, ndërsa 25 persona u lënduan dhe u dërguan në spital, nga të cilat 6 janë në gjendje të rëndë.
Sipas mediave greke, 10 persona, ndoshta turistë nga Danimarka janë të zhdukur, pasi për të shpëtuar nga flakët hipën në një barkë dhe u drejtuan në drejtim të panjohur. /shenja