Një zjarr masiv gjatë orëve të mbrëmjes i është afruar dy lagjeve të qytetit të Koçanit, duke rrezikuar banorë dhe shumë shtëpi, përcjell INA.
Nga informacionet e fundit bëhet e ditur se pas ndërhyrjes së ekipeve të zjarrëfikësve, qytetarëve dhe ekipeve të tjera të shpëtimit, zjarri në orët e vona të natës është lokalizuar dhe është vënë nën kontroll.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar kryeministri Zoran Zaev, ministri i brendshëm, Oliver Spasovski si dhe kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov që ka dërguar ekipe zjarrëfikësish.
Disa shtëpi janë djegur nga zjarret, është dëmtuar edhe një automjet zjarrfikësish, automjete tjera, ndërsa dhjetëra qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve me frymëmarrje, për shkak të tymit të dendur.
Situata ka qenë e rrezikshme gjatë mbrëmjes pasi që zjarri i ishte afruar edhe një depoje të naftës së kompanisë “Makpetrol”, por edhe një pompe private të benzinës.(INA)
VIDEO:








