Zlatko Vujoviq: Beogradi po bën presion në Mal të Zi, për të ndryshuar identitetin e tyre kombëtare nga malazias në serb

Kisha Ortodokse Serbe dëshiron të imponojë modelin e saj ideologjik-teokratik, duke i serbizuar malazezët, thotë kryetari i Qendrës për Monitorim dhe Kërkim, Zlatko Vujoviq. Ai thotë se për Aleksandar Vuçiqin, është jashtëzakonisht e rëndësishme të ”çlirohet“ ose të margjinalizohet pjesëmarrja kombëtare e malazezëve në strukturën e përgjithshme të popullsisë.

Ndryshimi i këtyre proporcioneve do të thotë gjithashtu të realizosh planet e Beogradit zyrtar. Është e qartë se, po bëhet presion te një pjesë të popullsisë për të ndryshuar orientimin e tyre kombëtar nga malazias në serb, dhe kjo vërtetohet me statistike.

Kjo është faza e tretë e asaj që Aleksander Vuçiq kishte njoftuar në konferencën për shtyp më 6 Janar të vitit 2020. Ai përmendi rastin e Bosnjës së ndarë në tri entitete Vuçiç, dhe shtoi se serbët kanë të drejta të ngjashme me statusin e serbëve në Bosnjë, ashtu sikur edhe shqiptarët në Maqedoninë.”Me këto politika të Beogradit, Mali i Zi rrezikon të humbasë karakterin e një shteti qytetar dhe të bëhet një shtet kombëtar serb, i ngjashëm me Serbinë dhe entitetin serb të Bosnjes,” thotë Vujoviç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu