Zoti e di ku godet, tërmeti bie fiks aty ku politikanët kanë vila luksoze

Sipas të dhënave më të fundit, konfirmohet se tërmeti i fuqishëm që tronditi pak më parë Shqipërinë kishte si epiqendër zonën e Gjirit të Lalzit, ku një numër i madh politikanësh shqiptar kanë ngritur vilat e tyre privat me vlerë miliona euro, shkruan Albeu.com.

Në lidhje me këtë kanë shpërthyer ironitë në rrjetet sociale, ku nuk janë të pakët ata që thonë se Zoti di ku trondit tokën, pikërisht atje ku duhet.

Mësohet se tërmeti ishte i një fuqie 5.2 ballë dhe thellësi 10 kilometra (e korrigjuar, pasi në fillim u raportua si 2 km) duke shkaktuar një tronditje të fortë në zonën e Durrësit, Tiranës, Fushë-Krujës, Kavajës, etj., ndërkohë që është ndjerë deri në Bosnj e dhe Maqedoninë Lindore. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu