Zv-kryeministri shqiptar: Jemi gati të strehojmë 600 mijë refugjatë!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar vazhdimisht se Shqipëria nuk do të jetë vendi ku do të ndërtohet kampi i refugjatëve për të arratisurit e ISIS-it, por një intervistë e një zyrtari të qeverisë ka ngritur ditën e sotme dyshime të forta.

Zv/Ministri i Punëve të Brendshme, Julian Hodaj ka deklaruar në një intervistë për televizionin gjerman “ZDF”, se Shqipëria ka kapacitet për të përballuar 600 mijë emigrantët sirianë.

Kjo deklaratë duket se bie ndesh më atë të kreut të qeverisë, i cili ka mohuar disa herë se Shqipëria nuk do të pranojë emigrantët sirianë në këmbim të hapjes së negociatave.

Videoja e zv.ministrit Hodaj është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ngre akuza të forta ndaj qeverisë Rama.

Berisha shprehet se:

Rama ofrohet të pranojë 600 mijë refugjatë sirianë, ish terroristë të ISIS në këmbim të hapjes së negociatave!
Të dashur miq, Edi Rama me zëdhënësin e tij Hodaj, deklaron sipas rrjetit televiziv më të madh gjerman ZDF, se Shqipëria ka kapacitete të plota për një kamp prej 600 mijë refugjatësh sirianë në Shqipëri.
Rama përdor si argument pranimin nga Shqipëria të vëllezërve nga Kosova gjatë luftës për çlirimin e saj!
Shikoni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Dr . Sapo e dha ZDF ja

Per Aufnahme Zentren per azilantet jan bo gati fringo te reja dhe Po funksonojne.
Zv ministri hodaj thote qe kan kapacitet dhe experience per deri ne 600.000 azilante nga siria etj”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu