Zvicerani vendos të punojë dhe jetojë përgjithmon në Kërçovë

Restoranti i sapohapur Swiss Ranch nga një mërgimtar në Kërçovë, përpos risive sjell edhe një lajm interesant.

Tashmë tek ne do të gjeni vërtetë aromën zviceriane. Me kënaqësi dëshirojmë të ju njoftojmë se z. Josef Hōchli, me nacionalitet zvicerian, do të jetë më shefi i ri i kuzhinës në Swiss Ranch. Me një përvojë të pasur dhe njohuri të thellë në fushën e gastronomisë, ai sjell një përmbajtje të pasur dhe shije të veçantë në kuzhinën tonë. Hōchli ka punuar edhe në shumë vende të tjera dhe me këtë marrëveshje, ai do të sjellë një përvojë kulinare të jashtëzakonshme në qytetin tonë.

Në këtë rast, ju lutemi të mbështesim kërkesën tonë ndaj institucioneve lokale për të konfirmuar leje qëndrimin e tij në Kërçovë.Ne i urojmë mirëseardhjen në vendin tonë duke qenë të bindur se kjo risi është e duhura për kompleksin tonë!”, thekson stafi i Swiss Ranch që drejtohet nga afaristi kërçovar Kastriot Iseini.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu