Zvicra kërkon puntorë nga Maqedonia, kaq franga duan të paguajnë

Ministria e Jashtme e Zvicrës ka 5984 punëtorë të shpërndarë në më shumë se 100 vende – për shembull në Prishtinë, në Shkup, në Tiranë. Kushtetuta e Zvicrës, neni 54, thekson se detyrë e ministrit të Jashtëm është të ruajë pavarësinë e vendit dhe të sigurojë mirëqenien; të përkrahë të drejtat e njeriut dhe demokracinë; të kontribuojë për paqen; të ruajë bazat e natyrshme të jetës sonë.

Michael Ambühl është profesor në Shkollën e Lartë Teknike në Zürich (ETH). Më parë ai ka punuar 31 vite si diplomat në ministrinë e Jashtme. Ambühl, i cili gjatë karrierës së tij ka negociuar me partnerë të vështirë si turqit, iranianët dhe amerikanët, i tha gazetës “Tages Anzeiger” se për të mbrojtur interesat e Zvicrës në politikën e jashtme ministri i Jashtë duhet të angazhohet pandërprerë.

Ndërkohë që nëMaqedoni çdo ditë jemi në kërkim të një punë më të mirë, Zvicra ndodhet në krizë për punëtorë. Rreth një vit më parë qeveria dhe sindikata e fermerëve në Zvicër filluan së bashku një projekt për integrimin e refugjatëve në tregun e punës, transmeton Shqipëriaime.al.

Por, pavarësisht marketingut të tyre nuk arritën që të gjenin punëtorë në disa punë të caktuara. Janë rreth 14 ferma që kërkojnë refugjatë për një vend pune të përkohshme, për të cilën ata do të paguhen 3200 franga në muaj.

Kanë qenë vetëm 6 ferma që kanë mundur që në saj të këtij projekti të gjejnë punëtorë, ndërsa pjesa tjetër e anuluan ofertën e tyre. Kjo për faktin se nuk gjetën refugjatë.

Ky projekt ka ende kohë deri në 2018 ndërsa në njoftimin e tij Sekretariati Federal për Migracion bën me dije se kjo do t’i ndihmojë azilkërkuesit dhe refugjatët që të integrohen më mirë dhe të mësojnë një nga katër gjuhët e vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu