Zyra e Departamentit të shtetit amerikan për çështje të Evropës dhe Euro-Azisë uron nënshkruesit e marrëveshjes së Uashingtonit në kalimin modern në Merdar, këtë e kanë bërë përmes publikimit në Tviter, shkruan “Alo”. Sipas kësaj zyre gjithçka është përmbushur në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel mes palëve në vitin 2011, duke konstatuar se një klauzolë nga marrëveshja e Uashingtonit është përmbyllur.
“Urime për kalimin modern administrativ në Merdar, që tash është plotësisht operativ me personelin e nevojshëm. Ky objekt do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë regjionale përmes tregtisë më të sigurt dhe më efikase. Me këtë, një kapitull i marrëveshjes së Uashingtonit është kompletuar” kanë porositur nga zyra e Departamentit amerikan të shtetit, përmes Twiter.
Ky kalim sikur edhe katër të tjerë mes Serbisë qendrore dhe Kosovës u hap bazuar në marrëveshjen e Brukselit të arritur në vitin 2011 ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.









