Zyrtare: Barcelona prezanton ”Tigrin”

Skuadra e Barcelonës e ka bërë goditjen e parë në tregun e transferimeve.

Katalanasit kanë nisur përforcimin e skuadrës për sezonin pranveror, duke e prezantuar talentin brazilian, Vitor Roque, shkruan IndeksOnline.

18-vjeçari i cili njihet me nofkën “Tigri” vjen nga skuadra e Atletico Paranaenses.

Barcelona ka paguar plotë 40 milion euro për transferimin e Roque.

Ai këtë sezon arriti shifra “të frikshme” duke shënuar 21 gola, si dhe të dhurojë 6 asistime në 45 ndeshje zyrtare./IndeksOnline


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu