Institucioni më i lartë i futbollit botëror FIFA ka njoftuar se është ende duke konsideruar kërkesën e Kosovës për t’i lejuar futbollistët që të ndërrojnë ekipet e tyre dhe ta përfaqësojnë atë.
Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve “Reuters” FIFA ka thënë: “Kemi marrë një seri të kërkesave për ndërrimin e asociacionit nga Federata e Futbollit të Kosovës. Si rezultat, ne nuk jemi në pozitë të komentojmë më tepër rreth tyre, ose të japim një vlerësim tani për tani”.
Të hënën më 5 shtator Kosova do të zhvillojë ndeshjen e saj të parë zyrtare kundër Finlandës të vlefshme për kualifikueset e Botërorit ‘Rusi 2018’.










