Zyrtare: Neymar mungon kundër Barcelonës në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Ylli brazilian i Paris Saint-Germainit, Neymar ka pësuar një dëmtim të mërkurën në mbrëmje, shkruan InfoShqip.com

E ky lëndim e ka lënë brazilianin jashtë fushave afërsisht katër javë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi kampion i Francës përmes një komunikate për media.

Kësisoj, Neymar e ka humbur ndeshjes ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ai do të jetë në dyshim edhe për ndeshjen kthyese ndërmjet dy skuadrave më 10 mars.

Neymar është një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit kryeqytetas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu