Veturat e funksionarëve të BDI-së, më saktësisht vetura e tipit “Audi 6” e Nevzat Bejtës dhe “Opel Insignia” e Teuta Arifit, qëndrojnë 2 orë ndezur duke i pritur nënkryetarët e BDI-së që të dalin nga mbledhja që zhvilluan me zyrtarët e lartë të LR-PDSH-së, njofton Gazeta Express.
Në videon amatore që arriti ta sigurojë Gazeta Express shihen veturat e ndezura të dy nënkryetarëve të BDI-së, të renditura njëra pas tjetrës. Brenda tyre qëndronin shoferët në gjendje gatishmërie për t’u nisur.
Mbledhja filloi në orën 18:00 dhe përfundoi në 19:55 kur edhe dolën me deklaratë për media Teuta Arifi nga BDI dhe Arben Taravari nga LR-PDSH, duke mos hequr asnjë dilemë nga dyshimet e qytetarëve se kush me kë do të formojë qeveri./lajm










