Zëvendës Sekretari i Shtetit John Sullivan sot në Shkup u takua me zyrtarë të lartë të Maqedonisë dhe deputetë të Maqedonisë, por jo edhe me liderin e opozitës,kryetarin e VMRO – DPMNE-së, Kristian Mickoski. Në VMRO-DPMNE konfirmojnë se Mickoski nuk ishte ftuar në asnjë takim me mysafirin e lartë nga SHBA-ja, shkruan “Zhurnal”.
Zyrtari i lartë amerikan la një mesazh se Maqedonia nuk ka alternativë ndaj anëtarësimit në NATO, se pas zbatimit të marrëveshjes së Prespës do të rritet siguria dhe do të zvogëlohet ndikimi i dëmshëm i Rusisë në rajon, por mbetet e paqartë se pse në agjendën e dipomatit të lartë të SHBA-ve nuk ishte planifikuar takimi me Mickoskin, por vetëm me Nikola Micevskin, koodrinatorin e grupit parlamentar të VMRO – DPMNE.
Burime partiake në VMRO – DPMNE tha zëvendës Sekretari i Shtetit erdhi në vend përpara ndryshimeve kushtetuese në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, dhe duke pasur parasysh se pozita e opozitës për këtë çështje është e njohur, prandaj supozohet se ai nuk ka dashur të takojë kryetarin e VMRO – DPMNE-së.
Përndryshe, Sullivan u takua sot me kryeministrin Zoran Zaev, presidentit Ivanov, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, ministrin e punqëve të jashtme Nikolla Dimitrov dhe koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvend.
Zbatimi i marrëveshjes së Prespës dhe integrimi euroatlantik i Maqedonisë ishte fokusi i të gjitha takimeve.
Në mesin e tetorit, kur Maqedoninë e vizitoi Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropë dhe Euroazi Mattheë Palmer, ai gjithashtu nuk u takua as me Mickoskin dhe as me Ivanovin. Palmer tha se nuk ka nevojë të takohet me kreun e VMRO DPMNE-së, sepse çdo gjë duhej të përcillet dhe të thuhet është e përfshirë në një letër që ai ia dërgoi Mickoskit.
Në letër, siç është e njohur, Mitchell shkruan se SHBA-ja është e zhgënjyer nga qëndrimet e liderëve të VMRO-DPMNE-së, në drejtim të referendumit dhe në veprimet për të ndryshuar kushtetutën.










