Zyrtari serb Çoviq: Edhe unë kam bashkëpunuar me Specialen (VIDEO)

Nebojsha Çoviq është zyrtari serb i radhës që ka zbuluar bashkëpunimin e tij me Gjykatën Speciale. Ish-shefi i Qendrës për Koordinim në Kosovë e ka pohuar këtë gjatë një debati të zhvilluar dy ditë më parë.

”Unë kam pasur mundësi të bashkëpunoj me Clint Williamson”, ka deklaruar Çoviq.

Ai, po ashtu, duke komentuar rrjedhjen e dosjeve që pretendohet të kenë dalë nga Dhomat e Specializuara, ka thënë se ato dokumente janë autentike.

Bashkëpunimin me ish Kryeprokurorin e Task Forcës për Hetime Speciale, Clint Williamson, javë më parë e kishte konfirmuar edhe ish prokurori serb, Vladimir Vukçeviq, duke e quajtur atë si një bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

Një korrespondencë e vitit 2013 midis Williamson dhe Vukçeviq, që dëshmonte këtë koordinim të Serbisë dhe Gjykatës Speciale, ishte një ndër dokumentet e prezantuara në media, si material që pretendohet të ketë dalë jashtë Dhomave të Specializuara.

I fundit që ka folur për furnizimin e Gjykatës Speciale me dokumente nga Serbia është Milovan Drecun.

Drecun ka thënë se kishte marrë një falënderim të veçantë nga ish Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara, David Schwendiman.

”Unë që në fazën e parë nga zotëri Schwendiman kam marrë falënderim, madje me dorë e ka shkruar falënderimin e veçantë, gjë që nuk është e zakonshme, sepse qartësisht i kemi ndihmuar shumë, së paku në atë fazën fillestare, që ata të ndajnë drunjtë nga mali, të shohin në cilat drejtime lëvizin”, ka thënë ai.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu