Arrestohen dy zyrtarë të lartë amerikanë, planifikonin vrasjen e Donald Trump (VIDEO)

Dy përfaqësues të lartë të SHBA-ve u arrestuan pasi dyshohen se kishin planifikuar një komplot për vrasjen e Presidentit Donald Trump.

Sipas medieve, mësohet se Harold Spunkmeyer dhe Johnathon Leominster Jr, janë marrë dhe dërguar në ambientet e ushtrisë nën dyshimin e terrorizmit dhe komplotit për vrasjen e Presidentit, si dhe janë ndaluar disa ndihmës dhe pjesëtarë të familjes.

Sipas një raporti, të dhënat ishin mbledhur nga kompjuterët ku ata planifikonin t’i zinin pritë presidentit gjatë udhëtimit të tij në Florida.

Megjithatë, ende nuk ka asgjë të qartë se ku do të kryheshin saktësisht sulmet por agjenti i ngarkuar me çështjen e hetimit tha se ata ishin të sigurt se plani për vrasjen e Trump ishte mëse serioz.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu