Branko Manojlovski: Gjuha ime është shqipja, e kam mësuar nga babai dhe nëna

Promovimi i kandidatëve për deputet tashmë ka hyrë në ditën e dytë për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 11 dhjetorit ndërkohë që partitë kanë marë hovin më të madh për të nxjerë më të mirën nga kandidatët, njofton Zhurnal.

Një nga kandidatët e njësisë së VI zgjedhore nga rradhët e BDI-së është dhe Branko Manojlovski, shqiptarë ortodoks nga Reka së epërme të Gostivarit.

Më qahet kur e shoh babën, i shohim mixhallarët, motrën, vëllaun, mirëpo u asimiluan e shkuan, në vitin 1969 nisën të shkojnë jashtë, gjuha ime është shqip e kam mësuar prej nënës e prej babës edhe ato e kanë mësuar prej bëbës dhe babës, thotë në promovimin e videos së tij kandidati për deputet Manojlovski.

Branko Manojlovski u lind më 19 gusht të vitit 1941 në fshatin Kiçinicë të Rekës së epërme. Ai është deklarua publikisht përmes medias dhe rrjeteve sociale se është shqiptarë ortodoks dhe jo maqedonas.

Prindërit e tij janë quajtur Zafira dhe Manojl. Shkollën 4-vjeçare e ka kryer në Belqicë, kurse atë 8-vjeçare në Gostivar. Mësimet e shkollës së mesme i ndoqi në Tetovë kurse studimet në Zagreb në vitin 1967. Në vitin 1969 Branko Manojlovski vendos të shpërngulet nga vendlindja duke udhëtar drejt Çikagos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dhe aktualisht është duke jetuar familja e tij. Është baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze. Pas pensionimit, thuajse pjesën më të madhe të vitit e kalon në vendlindje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu