Kuajt e shtrirë rrëshqisnin nëpër kodër, ekspertët e befasuar me rastin (VIDEO)

Grupi i kuajve që ndodheshin në Cape Toi të Japonisë, janë parë teksa rrëshqisnin të shtrirë nëpër një kodër të mbuluar me barë.

Nuk dihet se pse vepronin në këtë mënyrë kafshët e egra, që nuk është parë me herët dhe ka befasuar edhe ekspertët.

“Po kruheshin dhe largonin mizat” si dhe “thjeshtë kanë dëshirë të rrëshqasin”, janë disa nga komentet e shikuesve.

Të njohur si Misaki-uma, këta janë pasardhës të kuajve të luftës, që janë bërë të egër para 300 vitesh, ndërsa tani konsiderohen si monument natyror.


1 Koment

  1. Profesoret e Veterinarise thone qe kafshet dhe shpendet kane sjellje dhe personalitete te ndryshme njesoj si njerezit Vetem se nuk kane goje te flasin Urdhero!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu