OBRM-PDUKM: Po të mos frikësohej LSDM-ja, zgjedhjet lokale do të mbaheshin në gjysmën e parë të majit

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj konferencës së Dejan Pavleskit nga LSDM, i cili tha se për tre javë OBRM-PDUKM-ja do ta fusë shtetin në një kaos, pasi sipas tij, për tre javë do të përfundojë mandati i kryetarëve dhe këshilltarëve komunal. Nga OBRM-PDUKM thonë se, po të mos frikësohej LSDM-ja nga populli i saj, zgjedhjet lokale do të mbaheshin së bashku me ato parlamentare në gjysmën e parë të muajit maj.

“Nëse për LSDM-në nuk do të ishte e rëndësishme Deklarata e partive shqiptare, atëherë qytetarët do të votonin në zgjedhje me 7 ose 14 maj. Për këtë arsye Zaev refuzon çdo zgjidhje e cila çon drejt daljes nga kriza, tentojnë të bllokojnë shtetin dhe ikin nga zgjedhjet. OBRM-PDUKM-ja i bën thirrje LSDM-së të marrë guxim dhe të dalë në zgjedhje lokale se bashku me ato parlamentare”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu