Serbia nënshkruan hyrjen e “misionit humanitar rus” në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq dhe Branimir Nesiq, shefi i zyrës rajonale për OJQ-Ballkan “Misioni Humanitar Rus”, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, “për të ndihmuar serbët” në Kosovë.

Kjo organizate që prezantohet si humanitare, sipas këtij memorandumi, në të ardhmen do të ndihmojë serbët e Kosovës në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe asistencës sociale.

Por, ky mision, i veshur si humanitar, mund të përdoret edhe si mision spiunazhi, pasi financohet direkt nga fondet e Moskës zyrtare. Mbtete të shihet si do të reagojë Qeveria e Kosovës ndaj kësaj çështjeje.

Rusia dhe Serbia kanë vepruar njësoj edhe me Qendrën Humanitare Ruse të vendosur në qytetin e Nishit. Qeveria amerikane ka akuzuar Rusinë dhe Serbinë se kjo qendër nuk kishte të bënte me aktivitete humanitare, por po vepronte si një qendër e shërbimit sekret rus, për të penguar interesat amerikane në Ballkan.

Ndërsa, shefi i kësaj organizate ruse, sot gjatë nënshkrimit të memorandumit me shefin e zyrës serbe për Kosovën, tha se ‘misioni humanitar rus’, punon me ndihmën dhe mbështetjen e shtetit rus dhe fondeve të tjera në tri rajone – në Ballkan, Azinë Qendrore dhe Lindjen e Mesme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu