“Me Sokolin u takuam një ditë para aksidentit…atë natë ferri u futa në dhomë qava…qava”

Nesër bëhen 4 vite nga aksident tragjik që i mori jetën ish- ministrit demokrat Sokol Olldashi.

Miku i tij Ilir Kadia kujton takimin me Sokolin një ditë para aksidentit tragjik.

Ai rrëfen bisedën 2 orëshe me Çurçillin siç e thërriste ai.

Sokol Olldashi.

Mëngjesin e një dite para se të ndodhte aksidenti u takuam rastësisht tek “Artisti “. Po pinim kafe me Ad Krastën kur u shfaq Koli me cigarishte në buzë. Hajde e pimë jashtë! Këtu s’ lejohet! Hajdeni se kam mall! -na tha e ne u çuam me qef.

Biseduam nga të gjitha muhabetet nga “a” tek “zh” për gati dy orë. Sikur u rrëfyem! Unë i thosha Kolit Çërçill! Se jo vetëm i ngjante në atë foton e njohur me puro por edhe pse ishte i qartë dhe i vendosur në çthosh e bënte, si ai.

Kur u dha lajmi në televizion atë natë ferri u futa në dhomën time e qava… qava! Pas varrimit shkova vetë në vendngjarje të bindesha për çfarë kish ndodhur. E njihja shumë mirë atë vend. Kisha punuar ekonomist në kooperative në fillim të viteve 80’. Pyeta mirë e mirë! U binda! Fati i keq në një natë shekspiriane.

Tani, sa herë shkoj në varreza, kthehem medoemos tek Koli!

E shoh në sy gjatë!

Mundohem të çmallem!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu