Therret 14 herë me thikë, foshnja shpëtohet dhe adoptohet nga çifti suedez

E tmerrshme siç edhe tingëllon, kjo foshnje në Tajlandë u gjet e therrur me thikë plot 14 herë. Por, falë një gruaje të mirë, foshnja u mor dhe u shpëtua.
Gruaja me emrin Kachit Krongyut, ishte duke i lëshuar lopët në fermën e saj në distriktin Wangai, Tajlandë kur dëgjoi një të qarë.

Në fillim ajo mendonte se dikush kishte varrosur një kafshë të gjallë. Por më pas për tronditjen e saj, ajo pa se këmba e një foshnje shihej mbi dhe.

Pasi e nxori foshnjën nga gropa 20cm e thellë, ajo pa se foshnja kishte plagë nëpër gjithë trupin e saj – duket se dikush e kishte lënë të vdiste, transmeton Gazeta Express.

“Provova ta qetësoj veten dhe kërkova ndihmë. Foshnja ishte e varrosur me fytyrë poshtë”, tha ajo për mediat lokale atje.

Kjo foshnje e vogël u zbulua nga gruaja në Tajlandë.

Foshnja, e emëruar Aidin, u dërgua menjëherë në spital, ku doktorët përcaktuan se foshnja kishte përjetuar abuzim prej se kur kishte lindur.

Më pas, policia zbuloi se nëna e saj 42-vjeçare ishte përgjegjëse për këtë, e cila tani është akuzuar për tentim vrasje të foshnjës.

Aidini i vogël më pas u shërua dhe u adoptua nga një çift nga Suedia. Shikojeni se si duket tash:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu