​Hoxhaj: Në Ditën e Presidentit me mendje e zemër te Hashim Thaçi

Ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se në Ditën e Presidentit, me ‘mendje e zemër jemi të Presidenti Hashim Thaçi’.

“Në pritje të Presidentit!

Në Ditën e Presidentit me mendje e zemër jemi te Presidenti Hashim Thaçi. Ai që kishte vizion, guxim e veprimtari për Kosovën e mëvetsishme. Ai që udhëhoqi luftën për çlirim e rrugën drejt pavarësisë. Presidentin që po i mungon Kosovës më shumë se asnjëherë. Deri në ditën e madhe dhe të pashmangshme të rikthimit në Atdhe, ne do të jemi në pritje të presidentit”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook, njofton Klan Kosova.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu