​#THUMB/ BDI arsyeton analizat te kiosku, sepse kush tjetër do punonte të shtunën në mbrëmje

Pasi gjatë kohë kishte thumbime dhe kritika për BDI se pse ka angazhuar një kiosk të bën analizën e implementimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit më në fund sonte deri sa BDI në selinë e vet analizonte pesë opsionet e famshme të Ali Ahmetit në Reçicë të vogël u arsyetua se pse angazhoi kiosk për analizë dhe jo si tjetër kund në botën normale universitet ose qendër për analitikë. Edhe vet kryetari, por edhe nënkryetarët e BDI së dolën të pajtimit se ja kush tjetër do punonte për të analizuar të shtunën në mbrëmje dhe atë në fshat në këtë dimër të ftohtë dhe me rrethana të acarta?! Mirë që analizat janë në trafikë se përndryshe do ishim fikë. Ishte rreshti i parë i kumtesës partiake pas këtij takimi të frytshëm dhe të gjatë.

Thumb” është seksion i lajmeve satirike të InfoShqip.com, lajmet e paraqitura këtu nuk korespondojnë me të vërtetën. Çdo përngjasim është i qëllimshëm për arsye përqeshjeje të fenomeneve të mbrapshta./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu