1.3 milionë euro për luftën kundër korrupsionit në Maqedoni

Gjykatësit, drejtoria për kundërzbulim financiar, prokurorët publik, ministritë e drejtësisë, të punëve të brendshme , financave, do të trajnohen me para evropiane në mënyre që të luftohet korrupsioni, kriminaliteti i organizuar dhe larja e parave.

“Nevoja për përshtatje ndaj sfidave të reja për zbatimin e rekomandimeve nga Këshilli i Evropës ishte arsyeja për sigurimin e resurseve, ndihmës me ekspertë, si dhe shkëmbimin e përvojave përmes instrumenteve të Bashkimit Evropian.” , tha Angjela Atanasova, drejtoreshë e Drejtorisë për Kundërzbulim Financiar.

Kurse nga ana e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, thonë se për të luftuar kriminalitetin ekonomik ka nevojë për ligje cilësore dhe institucione efikase, mësohet nga Alsat-M.

Sipas përfaqësuesve të BE-së, nëpërmjet këtij projekti duhet të mundësohet një sistem më cilësor në mënyrë që të ndiqen rregullisht financimet e fushatave zgjedhore të partive politike, të realizohet një strategji kombëtare për parandalimin e larjes së parave, financimin e terrorizmit, të nxitet një gjyqësor dhe prokurori më e fortë sidhe një kornizë legjislative për mbrojtjen e informatorëve.

Për këtë projekt do të investohen rreth 1 milionë e treqind e pesëdhjetë mijë euro dhe do të realizohet në kuadër të programit Horizontal Facility të BE-së dhe Këshillit të Evropës për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë./Gazeta Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu