1.5 miliard euro, pastrohen nga mafia shqiptare në Serbi

Sipas gazetës së njohur serbe ”Kurir”, mafia shqiptare ka pastruar në Serbi më shumë se 1.5 miliard euro në tregun e pasurive të patundshme gjatë 10 viteve të fundit.

“Kurir” shkruan se në këtë mënyrë “mafia shqiptarë u shndërrua në lojtarin më të madh në një skemë të përpunuar të pastrimit të parave të fituara përmes krimit, kryesisht drogës dhe trafikimit të armëve.

Sipas B92, Marko Nikoviç, ish-drejtori i policisë së Beogradit, ka deklaruar se mafiozët shqiptarë pastrojnë midis 80-100 milionë euro në vit përmes blerjes së tokave truall, pasurive të paluajtshme dhe ndërtimin e ndërtesave, të gjitha këto nëpërmjet “të ashtuquajturve biznesmenë serbë”.

Nikoviç ka thënë:

Në këto transaksione, si rregull, shqiptarët nuk dalin kurrë, por kjo bëhet përmes disa mënyra, për shembull, Petar Petrovic nga Mynihu, i cili, për një përqindje të caktuar, shërben si një fasadë, veçanërisht në jug dhe juglindje të Serbisë”.
Ai ka shtuar gjithashtu se klanet mafioze shqiptare, kanë përdorur të njëjtën metodë për blerjen e pasurive të patundshme në rajonet e Adriatikut të Kroacisë dhe Malit të Zi, si dhe në Bosnje-Hercegovinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu