10 trajnerët që kanë shpenzuar më shumë

Ka shumë trajnerë që mendojnë se suksesi në futboll vjen nga paratë. Nuk janë të paktë drejtuesit e skuadrave që nuk janë kursyer për të blerë lojtarët e dëshiruar edhe nëse çmimi i tyre është shumë i lartë. “Transfermarket” ka bërë një listë me trajnerët që kanë shpenzuar më shumë në merkato.

Në vendin e parë “The Special One”, Murinjo me 99 blerje në karrierën e tij dhe 1.6 miliard euro të shpenzuar. Portugezi ka drejtuar ekipe si Interi, Real Madridi, Çelsi apo Mançester Junajtid

Vendi i dytë mbahet nga rivali i Murinjos, Pep Guardiola. Spanjollit 61 blerje i kanë kushtuar 1.32 miliardë euro. Vendin e tretë e mban Ançeloti i cili ka shpoenzuar 1.32 miliardë euro për 81 blerje në karrierën e tij.

Pesëshen e mbyllin Pelgrini me Alegrin, përafërisht me nga 1 miliard euro shpenzime në merkato. Më pas lista vijon me: Simeone (932 milionë euro), Venger (892 milionë euro), Valverde (850 milionë euro), Benitez (824 milionë euro) dhe Konte (821 milionë euro).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu