10 ushqimet që rrisin trurin e fetusit në barkun e nënës

Dëshironi që truri i fëmijës tuaj të rritet dhe zhvillohet në mënyrë sa më të mirë? Atëherë gjatë shtatëzanisë duhet të konsumoni këto 10 superushqime.

1. Sardelet: janë shumë të pasura me DHA e cila ndihmon në maturimin e trurit dhe sistemit nervor qëndror. Ato përmbajnë gjithashtu edhe vitaminën D.

2. Thjerrëzat: janë shumë të pasura me hekur, rëndësia e të cilit është jetike për zhvillmin e trurit. E shoqëroni me dietë të pasur me vitaminë C (specat, lakrat, domatet etj).

3. Kosi është i pasur me jod, si edhe proteina. Këshillohet kryesisht kosi grek, të cilin mund ta shoqëroni me mjaltë, arra ose fara të ndryshme për mëngjes.

4. Spinaqi: përmban shumë folate, kryesisht acid folik i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e defekteve të tubit neural. Që spinaqi të ruajë vlerat e tij nuk duhet të gatuhet për një kohë të gjatë.

5. Veza: është një burim proteinash dhe hekuri, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e trurit.

6. Arra braziliane: përmban selen, deficenca e të cilit mund të shkaktojë probleme në zhvillimin e trurit të fetusit.

7. Kikirikët: janë shumë të pasur me vitamin E, proteina, etj. Vlerat e larta të vitaminës E mbështesin veprimtarinë e acideve DHA si edhe mbrojnë qelizat e membranës së trurit.

8. Farat e kungullit: janë shumë të pasura me zink, i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e strukturës së trurit si edhe në aktivizimin e zonave ku përcillet informacioni.

9. Patatja e ëmbël: përmban beta-karrotene, e cila konvertohet në organizmën në vitamin A. Vitamina A është shumë e rëndësishme për zhvillimin e sistemit nervor qëndror të fëmijës.

10. Avokadoja: përmban yndyrna të shëndetshme (acid oleik), të cilat mbrojnë nervat e sistemit nervor qëndror.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu