10 vjeçarja lind me sindromën e rrallë, babai i saj gjen një metodë unike për ta përkrahur (VIDEO)

Një vogëlushe ka lindur me një gjendje të rrallë në tru dhe duhet të përdorë dy pajisje që të jetojë si një fëmijë normal.

Një nga pajisjet e mban në vesh pasi lindi e shurdhër. Që të mos ndihet e veçuar nga të tjerët, babai i Briar gjeti mënyrën e duhur që ta përkrahte 10-vjeçaren duke bërë dy tatuazhe për të.

“Kur ai bëri tatuazhin, unë u befasova. Ai më bëri të lumtur sepse kuptova që nuk jam më e vetme”, tha ajo për BBC.

Briar lindi me sindromën Goldenhar dhe ndikon në mënyrën e ushqyerjes dhe kuptimit të gjërave. Babai mendoi që të bënte dy tatuazhe në kokë që ishin të njëjta me pajisjet që mban vajza e tij, transmeton oranews.

“Shumë njerëz mendojnë se është ndonjë tribal i çuditshëm dhe më pyesin shpesh për të. Kështu unë i shpjegoj kuptimin e vërtetë që kanë”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu