100 laptopë të rinj për Kuvendin e Maqedonisë, ja sa do të kushtojnë

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të qerasen me laptop të rinj, edhe ate me çmime marramendëse dhe nga buxheti i shtetit. Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka nënshkruar marrëveshjen për tu furnizuar me 100 kompjuterë personal (laptop), shkruan portali 360 shkallë.

Bëhet fjalë për modelin HP EliteBook 735 G6 Notebook PC, ndërsa sipas furnizimit, një laptop do të kushtojë 56 445 denarë ose 917 euro pa TVSH. Marrëveshja është nënshkruar me IT-kompaninë “Neokom”.

Ata obligohen në afat prej 60 ditëve të dorëzojnë kompjuterët dhe menjëherë të jenë të gatshme për punë dhe në desktop të ketë dokument me udhëzim për shfrytëzim.

Njëqind kompjuterët Kuvendi i merr në kohë të krizës me KOVID-19, pasi qeveria dhe pushteti nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët nëse kuvendi duhet të punojë online, pasi tre deputetë dolën pozitiv me KOVID-19.

Derisa po ndodhë ky furnizim, shumë shkolla, por edhe nxënës nuk posedojnë laptop apo kompjuterë shtëpiak.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu