100 litra shi për meter katror, parashikimi apokaliptik në Turqi

Reshjet e dendura kanë shkaktuar 27 të vdekur deri më tani në Turqi, ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme. Përmbyetjet përfshinë zonën e Detit të Zi duke goditur qytetet e Kastamonusë, Sinopit dhe Bartinit.

Situata duket e rëndë, ndërsa mijëra punonjës të institucioneve lokale dhe qendrore janë angazhuar për të mbrojtur jetët dhe pasurinë e banorëve të zonës.

Zonat e prekura nga përmbytja nuk janë duke u favorizuar edhe nga moti pasi Instituti Meterologjik i Ankarasë parashikon reshje deri në 100 litra për metër katror në këtë zonë gjatë natës së sotme dhe ditës së nesërme sipas mediave turke.

Zonat që rrezikojnë shumë nga reshjet e dendura sipas autoriteteve janë Rize, Giresun dhe Trabzoni, të cilat bëjnë pjesë në bregun turk të Detit të Zi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu