100-vjeçari mbledh 12 milionë pound, duke ecur në kopështin e tij

Veterani britanik i Luftës së Dytë Botërore, Tom Moore ka mbledhur më shumë se 12 milionë pound për punonjësit e shëndetësisë që po luftojnë koronavirusin, përmes ecjeve në kopshtin e tij.

Kapiteni ushtarak ka përfunduar 100 xhiro në kopshtin e tij, 25 metra të gjatë me ndihmën e protezës për ditëlindjen e tij të 100-të.

“Unë as nuk e kam ëndërruar se do të përfshihem në një ngjarje si kjo”, ka thënë ai kur ka përfunduar ecjen.

Ai kishte planifikuar fillimisht të krijonte një fond prej 1,250 pound për bamirësi. Mirëpo më vonë, 600,000 persona kanë kontribuuar në fond, fluks i madh që ka ndikuar edhe në bllokimin e faqes së tij të donacioneve.

“Në luftërat e kaluara, unë kam qenë ushtar me uniformë në vijën e parë të frontit. Këtë herë ushtria jonë janë mjekët dhe infermierët në uniformë”, ka thënë ai për një mediat britanike.

Moore ka shërbyer në Indi, Mianmar dhe Indonezi gjatë Luftës së Dytë Botërore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu