12 ditë nga ndeshja Shqipëri-Francë, ‘Arena Kombëtare’ peng i UEFA-s

Shumë zhurmë rreth ndeshjes Shqipëri-Francë. Biletat ishin një nga çështjet e diskutuara më së shumti, ndërkohë që nuk ngelen pas problematikat që “Arena Kombëtare” , kryesisht me pozicionin e kamerave për transmetimin e ndeshjeve.

UEFA ndërkohë ende nuk e ka konfirmuar “Arenën Kombëtare” për ndeshjen me Francën, kjo pasi nuk është zhvilluar sfida testuese që ishte programuar të luhej të dielën. Për shkak të fushës së mbjellë, u vendos që të shtyhej për më datë 10 nëntor përballja Vllaznia-Apolonia, për femra.

Përfaqësues të UEFA-s do të jenë në këtë ndeshje për të parë nga afër stadiumin dhe më pas do të merret një vendim përfundimtar. Për sa kohë ende UEFA s’e ka dhënë fjalën e saj për stadiumin, ekziston rreziku që Shqipëri-Francë të mos zhvillohet në “Arena Kombëtare”.

Gjithsesi duket e vështirë të ndodhë diçka e tillë, kur biletat kanë dalë në shitje dhe një pjesë e mirë e tyre janë blerë nga tifozët. FSHF nga ana tjetër ka shpërndarë ftesat për shumë personalitet të sportit dhe politikës, ndërkohë që i pranishëm për inaugurimin e “Arena Kombëtare” do të jetë edhe Aleksandër Ceferin, kreu i UEFA-s.

Në FSHF nuk ka asnjë shenjë paniku dhe presin me padurim të shohin stadiumin e ri të mbushur plot e përplot në ndeshjen me Francën. Dhënia e “OK” nga UEFA për ta është thjesht çështje kohe. Sigurisht, që të largohen të gjitha dyshimet, duhet pritet vendimi zyrtar i qeverisë europiane të futbollit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu