ë Maqedoni dhe në Bosnjë e Hercegovinë sot do të shënohen 13 vjet nga vdekja e ish presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski, i cili e humbi jetën në një fatkeqësi ajrore në Rotimle në afërsi të Mostarit.
Në Shkup, në Alenë e kolosëve në Varrezat e qytetit në Butel lule në varrin e Trajkovskit do të vendosin disa delegacione dhe qytetarë.
Përvjetori nga vdekja e presidentit Trajkovski do të shënohet edhe para pllajës në Qendrën e sportit “Boris Trajkovski” në Shkup”.
Lule do të vendosen edhe në pllakën përkujtimore në Rotimlje në Bosnjë e Hercegovinë.
Në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004 humbi jetën presidenti i Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski dhe delegacioni tetëanëtarësh i Maqedonisë, i cili ka udhëtuar për në konferencë ndërkombëtare në Mostar.
Në fatkeqësinë jetën e humbën zëdhënësja Dimka Ilkoska Boshkoviq, këshilltarët Risto Bllazhevski dhe Anita Lozanovska, përfaqësuesi i Ministri të Punëve të Brendshme Mile Kërstevski , rojet Ace Bozhinoksi dhe Boris Vleinovksiu si dhe piloti dhe bashkëpiloti i aeroplanit. (INA)