16 vite harresë pas vrasjes së Adelinës 11 vjeçe në luftën e 2001 (FOTO)

Ndonjëherë tragjeditë që ndodhin kanë përmasa më të mëdha se gjithcka tjetër dhe humbjet njerëzore i dërgojnë njerëzit te një dhimbje e parëfyeshme , ashtu siç do të ishte ikja para kohe e Adelina Arifit nga fshati Sllatinë të Tetovës, në kohën kur konflikti kishte marrë përmasa në vitin 2001, njofton agjencia e lajmeve INA.

Gjithçka ndodhi më 11 gushtë të vitit 2001, kur forcat maqedonase të stacionuara në fshatin Rataj dhe Zhillcë, në kohën kur lufta pothuajse kishte mbaruar fillojnë të gjuajnë në drejtim të shtëpive. Ishte një plumb fatal që nuk dihje se si kishte përfunduar në shtëpinë e saj në një lagje të vecuar duke goditur vogëlushen Adelina Arifi, e cila në castet derisa po jepte shpirt I ishte vizatuar një buzëqeshje e trëndafiltë në fytyrën e saj engjëllore. Në atë kohë tregojnë të afërmit e saj se si I kishte detyruar t;ia blinin librat e klasës së pestë , sepse kishte pasur dëshirë ti lexoj para se të fillontë mësimi.

Kanë kaluar 16 vite ka kjo ngjarje e kombshme që vazhdon të mbetet diku në thellësitë prindërore të familjes Arifi, ndërsa trishtime për familjarët e saj bëhen akoma më të mëdha. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu