18 ditë nga ndeshja e Superkupës Koce Trajanovski promovon video për Shkupin (VIDEO)

Edhe 18 ditw kanë mbetur nga ndeshja e Super Kupws mes Mançester Junajtedit dhe Real Madridit.

Qyteti i Shkupit pothuajse është gati ti mirëpret turistët të cilët do të vijnë ta përcjellin ndeshjen mes dygjigantwve evropian. Për këtë sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski promovoi një video-xhirim në gjuhën angleze ku paraqiten bukuritë e Shkupit.

I pari i qytetit të Shkupit tha se ka ndarë 12 milionë denarë në lidhje me organizimet që përfshijnë përgatitjet për Super-Kupën. Nga Federata e Futbollit të Maqedonisë thonë se nga 1 gushti e deri në orën 17 më 8 gusht do të ketë turne me kupat më të rëndësishme të Ligës së Kampionëve, Liga e Evropës dhe Super Kupës nëpër 9 qytete të Maqedonisë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu