Republika e Shqipërisë këtë të dielë më 11 Maj, zhvilloi zgjedhjet parlamentare për formimin e qeverisë së re për një mandat 4-vjeçar.
Këto janë zgjedhjet e 11-ta që zhvillohen në Shqipërisë post komuniste.
Në këto zgjedhje Partia Socialiste me në krye kryeministrin aktual Edi Rama synon mandatin e katërt, kurse Partia Demokratike me në krye Sali Berishën kërkon që të vijë në pushtet pas 12 vitesh në opozitë.
Megjithëse se gara është e ngushtë dhe do të jenë rezultatet zyrtare të KQZ-së, ato që do të përcaktojnë fituesin, analisti Baton Haxhiu Bazuar në Exit Poll-et, tregoi se si do të ndahet “torta” e mandateve të qarkut të Tiranës, i cili është qarku që prodhon më shumë mandate në vend.
Sipas Haxhiut, PS do të marrë 20 mandate, 2 më shumë se zgjedhjet e kaluara, kurse PD 12 mandate, 3 më pak se zgjedhjet e kaluara.
Blendi Fevziu: Baton sa mandate ka PS dhe sa ka Aleanca për Shqipërinë Madhështore?
Baton Haxhiu: 20 mandate PS dhe i ka të betonuara.
Blendi Fevziu: 2 mandate shtesë në Tiranë?
Baton Haxhiu: Dhe 12 i ka Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Blendi Fevziu: 12 PD, 3 më pak se zgjedhjet e kaluara?
Baton Haxhiu: Po sepse 2 mandate i ka marrë Mundësia, që është thashë është shumë pak për mandatin e tretë dhe unë besoj shumë që Mundësia mund të marrë mandatin e tretë.
Blendi Fevziu: Basha i ka hyrë PD-së?
Baton Haxhiu: Po PD-së.
Blendi Fevziu: Po Qori?
Baton Haxhiu: Qori ka vota të papërcaktuara, nuk ka hyrë tek asnjë parti politike?
Blendi Fevziu: Po të Adriatik Lapajt?
Baton Haxhiu: Lapaj i ka marrë LSI-së?
Blendi Fevziu: Baton me këtë logjikë që thua ti, lista e Aleancës për Shqipërinë Madhështore bie e gjitha?
Baton Haxhiu: Po!