“20%”-shi, ASH: Të unifikohet qëndrimi mes partive shqiptare

Nga partia Aleanca për Shqiptarët kanë përshëndetur gatishmërinë e kryeministrit Kovaçevski për të biseduar dhe gjetur zgjidhje të përbashkët mbi heqjen e 20% si definicion për shqiptarët në Kushtetutë gjatë ndryshimeve kushtetuese.

Sipas ASh-së kjo problematikë fillimisht duhet biseduar mes faktorit politik shqiptar për të ndërtuar qëndrim të unifikuar, pa pasur nevojë të bëhen garë mes partive shqiptare, ndërsa sa i përket formatit të bisedimeve lidhur me këtë problematikë e mendojnë se kjo çështje merr seriozitet kur në tryezë ulen katër subjektet politike më të mëdha në vend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu