20 vjet më parë kur Rufi Osmani e dridhi Gostivarin (VIDEO)

Ish kreu i komunës së Gostivari Rufi Osmani 20 vjet më parë pra me datë 24.05. 1997 para të pranishmëve mbajti fjalim ku gjithë shqiptarët u çuan në këmbë.

“Neve nuk na zgjodhi qeveria e Maqedonisë, parlamenti ose presidenti, por na zgjodhet ju, dhe ne mandatin tonë juve do u ja japim, Ne do marrim përsirpër vetëm vullnetin tuaj politik” është shprehur Rufi Osmani me datë 24.05 1997, përcjell TetovaSot.

Ndryshe me 8 korrik të vitit 1997, në orët e vona të natës, Kuvendi i Maqedonisë miratoi ligjin, përmes të cilit u lejua zyrtarisht përdorimi i kufizuar i flamujve të nacionaliteteve, pra edhe i Flamurit të shqiptarëve, por vetëm për përdorim në dimensionin privat dhe kulturor. Ky vendim i kuvendit republikan, pa respektuar afat e fuqizimit u materializua pak orë pas aprovimit të së njëjtit. Manifestimi i protestës nisi si pasojë e heqjes në orën 1 e 30 të mëngjesit, të datës 9 korrik, të flamurit kombëtar shqiptar nga forcat speciale të policisë maqedonase.

Dy orë pas heqjes së flamurit, forcat e policisë arrestuan rreth 30 veprimtarë politikë shqiptarë, përfshi këtu edhe kryetarin e atëhershëm i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani gjithashtu u dënuan me burg dhe vuajtën dënimin edhe Kryetari i komunës Alajdin Demiri-Kryetar i Komunës së Tetovës, Vebi Bexheti Kryesues i Këshillit Komunal te Tetovës dhe Refik Dauti Kryesues i Këshillit Komunal të Gostivarit. Pasojat e ngjarjeve të përgjakshme të 9 Korrikut ishin tragjike dhe të përgjakshme, u vranë tre shqiptarë, u plagosën me qindra të tjerë, u keqtrajtua pa mëshirë çdo qytetarë jo maqedonas që gjendej duke lëvizur nëpër rrugë. Ngjarjet e përgjakshme të 9 korrikut, u shoqëruan edhe me pasoja afatgjate.

Nga rrahja dhe keqtrajtimet ç’njerëzore të policisë, brenda kësaj kohe, jetë ndërruan edhe shumë qytetarë të tjerë shqiptarë.

met ç’njerëzore të policisë, brenda kësaj kohe, jetë ndërruan edhe shumë qytetarë të tjerë shqiptarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu