22 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, shkon në 241 numri i plotë

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e kaluara janë regjistruar 22 raste të reja me të infektuar me coronavrius në Maqedoninë e Veriut.

Sipas qyteteve, Shkupi (9), Kumanova (3), Struga (3), Tetova (2), Dibra (2), Prilep (2), Manastiri (1). Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 është 241 persona deri në orën 12:00.

Nga numri total, në Shkup ka 143 të infektuar, Dibër 45, Kumanovë 20, Shtip dhe Prilep 8, Tetovë 4, Ohër, Veles dhe Strugë me nga 3, Kavadar 2, dhe Gostivari dhe Manastiri me nga një.

Nga MSH njoftojnë se këtë mëngjes një pacient vdiq në moshën 66 vjeçare nga zona e Strugës.

“Ajo dhe burri i saj u diagnostikuan dje me koronavirus pozitiv. Pacienti kishte sëmundje të zemrës, sëmundje kronike pulmonare dhe tension të ngritur”, shprehen nga MSH.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu