23-vjeçarja që theu rekordin për më së shumti rrotullime të këmbës rreth topit (VIDEO)

Indi Cowie, e njohur për stilet e mrekullueshme në futboll, ka vendosur dy rekorde të mrekullueshme në Librin e Rekordeve “Guinness”.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarjen që ka thyer rekordin për më së shumti rrotullime të këmbës rreth topit në ajër për një minutë dhe në kategorinë e femrave për më së shumti prekje të topit në minutë me pjesën e poshtme të këmbës.

Cowie me prejardhje nga Skocia arriti që për rekordin e parë të bënte gjithsej 60 rrotullimeve, ndërsa në rekordin e dytë ajo arriti të realizonte 200 prekje.

Ajo është atlete e njohur në botë. Tashmë ka dy milionë ndjekës në rrjete sociale falë videove që poston me trika të futbollit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu