Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Adnon Jasharin, të akuzuarin për vrasjen e Diana Kastratit, para 15 vjetësh.
Përmes një kërkese për bashkëpunim me qytetarët, Policia ka bërë të ditur se kërkimi po bëhet bazuar në urdhëresën e Gjykatës, lidhur me seancën e caktuar për 10 nëntor 2026, në gjykimin në mungesë.
Jashari kërkohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”, raporton Klankosova.tv
Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione për vendndodhjen e tij, t’i ndihmojnë në lokalizimin e tij.
Informacionet mund të dërgohen në adresën elektronike [email protected] ose duke u paraqitur në stacionin më të afërt policor.










