Me publikimin e monografisë “Gjeneralët Ushtarak në Maqedoni (1941-2017)” filloi manifestimi i 25 vjetorit të formimit të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Në prani të shumë personaliteteve ushtarake dhe ministreshës së mbrojtjes,
Radmilla Shekerinska , autorët e monografisë folën për rëndësinë e këtij libri. Ata theksuan se gjeneralët kanë vend të veçant në historinë e Maqedonisë dhe se qysh nga viti 1941, njofton InfoShqip.
Gjeneralët u ankuan se nuk kanë mirënjohje të mjaftueshme në vend dhe se më shume vlerësohet puna e tyre nga vendet e huaja se sa nga vet vendlindja e tyre. Ndryshe, manifestimi qëndror për 25 vjetorin e formimit të ARM-së është planifikuar për të premten, më 18 gusht kur do të ketë një sërë aktivitetesh gjatë ditës. Aktivitete për hirë të jubileut të 25 të formimit të ARM-së do të ketë edhe në ditët në vijim./InfoShqip.com










