27 gjëra të tmerrshme që mund të ndodhin nëse nuk flini mjaftueshëm

Man sitting on bed unable to sleep

Mungesa e gjumit nuk është shaka.

Shumë njerëz mund të mendojnë se mund të flenë më pak orë gjatë javës, e t’i zëvendësojnë ato në fundjavë, pa e ditur se një gjë e tillë vë në rrezik shëndetin e tyre.

Edhe pse ekspertët rekomandojnë që të rriturit duhet të flenë 7-9 orë në natë, shumë prej nesh flemë më pak, shkruan Shëndeti. Ndërsa adoleshentët dhe fëmijët duhet të flenë më shumë.

Ja cilat janë 27 gjërat e tmerrshme që mund të ndodhin nëse nuk flini mjaftueshëm:

Probleme me kujtesën afatshkurtër dhe të mësuarit

Nervozizëm dhe violencë

Plakje të parakohshme të lëkurës

Shtim në peshë dhe probleme me kontrollin e impulsit

Formimin e toksinave në tru, të lidhura me sëmundjen e alcajmerit.

Probleme me shikimin, vizione të dyfishta dhe zbehtësi.

Rrezik për shfaqjen e sëmundjeve në zemër

Përqendrim i ulët dhe vonesë në reagime.

Probleme me sistemin imunitar (mungesa e gjumit pengon mbrojtjen natyrale të trupit kundër infeksioneve).

Marrja e vendimeve të gabuara, që vënë jetën dhe financat në rrezik.

Mbiprodhim të urinës (nokturia mund të shkaktohet nga mbiprodhimi i urinës gjatë natës, që lind nevojën e zgjimit për të shkruar në tualet).

Shpërqendrim në gjërat më të zakonshme.

Probleme me të folurit

Ftohje

Dobësi të muskujve

Aksidente me makinë

Ulet dëshira për kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Dhimbje kronike

Rritet rreziku për zhvillimin e diabetit të tipit 2, edhe tek personat që nuk janë mbipeshë.

Ngathtësi

Rritet rreziku për zhvillimin e disa llojeve të kancerit, sidomos ai i gjirit.

Probleme me kujtesën

Përçarje gjenetike

Depresion dhe ankth

Probleme gastrointestinale, si sindroma e zorrës së irrituar.

Dhimbje koke

Vdekje të parakohshme


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu