Zjarri e ka kapluar dje një rrokaqiell 28-katësh në ndërtim e sipër në Abu Dhabi, duke lënduar 13 persona.
Ky është rasti më i fundit i zjarrit në ndërtesat e mëdha të Emirateve të Bashkuara Arabe në 18 muajt e fundit, transmeton Express.
Zjarrfikësit, të mbikëqyrur nga helikopterët, kanë punuar për të shuar zjarrin edhe dy orë pasi që kishte filluar, tregojnë dëshmitarët e rastit.
Dhjetëra nga të lënduarit kanë qenë punëtorë nga departamenti i mbrojtjes civile dhe të tjerët personel i emergjencës, sipas agjencisë së lajmeve “WAM”.